Një aksident rrugor ka ndodhur në zonën e Pyllit të Sodës, në Vlorë, ku janë përplasur dy automjete.
Si pasojë e përplasjes, dy vajza kanë mbetur të lënduara. Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e policisë, ambulanca dhe forcat zjarrfikëse, të cilat kanë intervenuar për të ofruar ndihmë për të lënduarat dhe për të normalizuar qarkullimin.
Të lënduarat janë dërguar në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po marrin ndihmën mjekësore të nevojshme. Nga aksidenti janë shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.



















You must be logged in to post a comment Login