Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Aksident fatal në Shijak, vetura përplas për vdekje 32-vjeçarin – shoferi në arrati

Aksident fatal në Shijak, vetura përplas për vdekje 32-vjeçarin – shoferi në arrati

Një aksident tragjik është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të premteje, në rrugën “Shkozet-Shijak”.

Sipas raportimeve, një automjet ka përplasur për vdekje një 32-vjeçar, shtetasin V. H., i cili po lëvizte me biçikletë në zonën e quajtur Rrashbull.

Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa autoritetet po punojnë për identifikimin dhe kapjen e tij.

Në njoftimin e policisë theksohet se ngjarja ndodhi rreth orës 06:15. Automjeti i paidentifikuar përplasi biçiklistin, i cili ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon nën drejtimin e Prokurorisë për të sqaruar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement