Ish-banorët e “Big Brother VIP 5”, Brikena Selmani dhe Mateo Borri, duket se kanë përjetuar një rilindje në lidhjen e tyre. Pas një periudhe me ulje e ngritje, ata po kalojnë një moment të lumtur së bashku.
Pas përfundimit të “Top Arena”, ku të dy ishin pjesë e rubrikave të tyre, ata vendosën të shpërndahen për disa ditë pushimi në Turqi. Gjatë këtij udhëtimi, Brikena dhe Mateo ndanë me ndjekësit e tyre foto dhe video nga momentet e relaksit krah njëri-tjetrit.
Së fundmi, Mateo postoi një fotografi në “Instastory”, e cila u pëlqye menjëherë nga fansat. Megjithatë, komentet e Brikenës morën vëmendjen më të madhe. Ajo e quajti atë “bukuroshi i zemrës sime”, duke e shoqëruar komentin me një emoji zemre të kuqe dhe një emoji majmuni.
Kjo ngjarje tregon se dashuria mes dy të rinjve është e fortë dhe e ndjerë, edhe pas gjithë sfidave që kanë kaluar.



















You must be logged in to post a comment Login