Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

1 muaj paraburgim ndaj të miturit të dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit në Kobaj të Prizrenit

1 muaj paraburgim ndaj të miturit të dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit në Kobaj të Prizrenit

Gjykata Themelore në Prizren, në Departamentin për të Mitur, ka vendosur të caktuar masën e paraburgimit ndaj të miturit A.O. për një periudhë prej një muaji. Ai dyshohet për vrasjen e Albian Osmanaj në fshatin Kobaj.

Sipas vendimit të gjyqtares së procedurës paraprake, masa e paraburgimit mund të zgjasë deri më 14 korrik 2026. Gjykata ka vlerësuar se kërkesa e Prokurorisë së Shtetit është e arsyeshme dhe e justifikuar, duke theksuar se paraburgimi është esencial për sigurimin e zhvillimit të pa penguar të procedurës gjyqësore dhe prezencës së të miturit në proces.

Në njoftimin për media, theksohet se gjyqtarja është bazuar në dispozitat ligjore të Kodit të Drejtësisë për të Mitur dhe Kodit të Procedurës Penale. Pas shqyrtimit të dosjes dhe dëgjimit të palëve, ajo ka arritur në përfundimin se caktimi i masës së paraburgimit është ligjërisht i justifikuar dhe do të sigurojë një zhvillim të rregullt të procedurave.

Përveç A.O., gjykata ka pranuar një kërkesë për paraburgim edhe ndaj dy personave të tjerë të dyshuar lidhur me rastin. Këta persona janë Sh. O., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë” në bashkëkryerje, dhe A. O., e cila gjendet në ndalim 48-orësh për dyshimin se ka kontribuar në këtë vepër penale.

Kjo kërkesë do të trajtohet në Departamentin për Krime të Rënda, ku do të caktohet një seancë dëgjimore për përcaktimin e masës së sigurisë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement