Të dielën, Gjykata Supreme ka vendosur të ndryshojë dënimin e Edmond Lajçit, duke e ulur atë nga burgim i përjetshëm në 30 vjet burg për vrasjen e bashkëshortes, Gjyljeta Ukella.
Gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, komentoi në emisionin “Kosova Today” përjetimet e familjes Ukelli pas kësaj vendimi, e cila shprehu se “heqim dorë nga drejtësia.”
Ajo theksoi se familja ka qenë tërësisht e zhgënjyer nga vendimi i Gjykatës Supreme, i cili ishte i papritur për ta. Ata kishin pritur që të konfirmohej vendimi i shkallës së parë, i miratuar edhe nga Apeli. Megjithatë, vendimi i ri njoftoi se Lajçi do të qëndrojë 30 vjet në burg, një lajm shumë i rëndë për familjen.
Edmond Lajçi akuzohet se më 16 prill të vitit 2024, rreth orës 8:00 të mëngjesit, në banesën e tij në Pejë, vrau bashkëshorten e tij me armë zjarri për shkak të problemeve të vazhdueshme mes tyre. Ai kishte ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj në të kaluarën.
Në ditën kritike, ai shtiu një herë me armë në drejtim të viktimës, duke e goditur në pjesën ballore të kokës, dhe si pasojë e kësaj shkaktoi vdekjen e menjëhershme të saj. Pas ngjarjes, Lajçi u largua nga vendi i krimit dhe u paraqit në Stacionin Policor të Pejës, ku njoftoi se “e vrava gruan.”



















You must be logged in to post a comment Login