Redon Berani ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një postim të fundit në Instagram, që sugjeron se mund të ketë prezantuar për herë të parë partneren e tij.
Këngëtari, i njohur nga “Big Brother VIP Albania 4”, ka ripostuar në Instagram Story një fotografi ku shfaqet mjaft i afërt me një vajzë. Kjo fotografi ishte publikuar fillimisht nga vajza, e cila e ka etiketuar Redonin dhe ka vendosur disa zemra të kuqe pranë emrit të tij.
Shpërndarja e kësaj fotografie nga këngëtari ka ngritur dyshime se mund të ketë një lidhje më të ngushtë mes tyre se sa miqësi. Megjithatë, Redoni nuk ka bërë ende ndonjë deklaratë në lidhje me raportin e tyre dhe nuk ka konfirmuar nëse vajza në fotografi është partnerja e tij.
Nëse ky postim është një mënyrë për ta bërë publik këtë lidhje, mbetet për t’u parë nëse këngëtari do të japë një konfirmim në ditët në vijim.



















You must be logged in to post a comment Login