Opinionistja Vjosa Sadriu-Hamiti ka shprehur shqetësim mbi situatën e Kosovës, duke theksuar se vendi po përballet me rreziqe të shumta. Ajo apelon që institucionet shtetërore të respektojnë Kushtetutën.
Gjatë një interviste në emisionin “Jehona Politike” në Klan Kosova, Sadriu-Hamiti kritikoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Ajo theksoi se vendimet e institucioneve kushtetuese nuk duhet të kontestohen nga përfaqësuesit e këtyre institucioneve.
“Republika e Kosovës është e rrezikuar, po shkelet prej Albin Kurtit,” ka shprehur ajo.
Sadriu-Hamiti shtoi se kryeministri, presidentja dhe deputetët kanë detyrime kushtetuese dhe se funksionimi i shtetit duhet të bazohet në ligjin themeltar.
Ajo theksoi gjithashtu se Albin Kurti nuk është në favor të vendimeve të Gjykatës, duke këmbëngulur në rëndësinë e respektimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.



















You must be logged in to post a comment Login