Një studim i ri tregon se, rreth 1.8 milion vjet më parë, paraardhësit e hershëm të njeriut përdornin elefantë si burim ushqimi, duke i therur dhe përpunuar ata.
Arkeologët kanë zbuluar mjete guri dhe eshtra të një speciesi të zhdukur elefantësh, të njohur si Elephas recki, në Gryken e Olduvait në Tanzani. Sipas studiuesve, gjurmët që janë gjetur në eshtra përbëjnë një dëshmi të drejtpërdrejtë që konfirmon se këto kafshë ishin therur dhe përpunuar nga njerëzit e hershëm, sipas raportimeve nga Fox News.
Ky zbulim ka rëndësi të veçantë, pasi tregon se paraardhësit e njeriut kishin zhvilluar aftësi për të përpunuar kafshët gjigante shumë më herët se sa ishte menduar deri tani.



















You must be logged in to post a comment Login