Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Aksident i rëndë në Prizren, vetura me targa të huaja përfundoi në mur

Aksident i rëndë në Prizren, vetura me targa të huaja përfundoi në mur

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në daljen e Prizrenit, në aksin rrugor që çon drejt Kukësit.

Një automjet me targa të huaja është përplasur me një kamionçinë. Pas goditjes, automjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në murin rrethues të një servisi automjetesh.

Si pasojë e këtij aksidenti, dy persona që ndodheshin në automjet kanë mbetur të lënduar. Ata janë nxjerrë nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar me ambulancë në Urgjencën e Prizrenit për trajtim mjekësor.

Një punonjës i servisit, i cili ka qenë dëshmitar i ngjarjes, ka treguar se përplasja ka ndodhur brenda pak sekondash dhe ka qenë tejet e fuqishme.

Detaje të tjera rreth gjendjes së të lënduarve dhe shkaqeve të aksidentit priten të publikohen nga autoritetet.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement