Finalja e Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës përfundoi me tension në fushë, pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit.
Pas fitores 1-0 të Spanjës në vazhdim, e siguruar me golin e Ferran Torresit, disa futbollistë u përfshinë në përplasje. Një nga personazhet kryesorë të incidentit ishte Leandro Paredes, i cili fillimisht u konfliktua me Eric Garcian. Pas kësaj, ai përfundoi duke shtyrë dhe rrëzuar Gavin në tokë.
Situata u qetësua më pas falë ndërhyrjes së lojtarëve, arbitrave dhe stafeve teknike.



















You must be logged in to post a comment Login