Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

“Një kapitull shumë i gjatë”, Deliu për gjashtë vitet e krerëve të UÇK-së në Hagë (VIDEO)

“Një kapitull shumë i gjatë”, Deliu për gjashtë vitet e krerëve të UÇK-së në Hagë (VIDEO)

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka komentuar mbi procesin gjyqësor ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Ajo e ka cilësuar këtë periudhë si të gjatë dhe të rëndë për Kosovën dhe familjet e të akuzuarve.

Deliu theksoi se ky proces ka zgjatur për gjashtë vjet dhe ka sjellë sfida të mëdha, sidomos për ata që mbahen në Hagë dhe për familjet e tyre. “Ka qenë një kapitull shumë i gjatë, me vite të rënda për ta dhe për fëmijët që i kanë lënë të vegjël dhe tani janë të rritur,” tha ajo gjatë emisionit “Prive Summer” në Klan Kosova.

Ajo theksoi gjithashtu peshën emocionale që ky proces ka pasur për familjarët e krerëve të UÇK-së. “Sa shumë vite kanë kaluar dhe sa e rëndë ka qenë kjo situatë për secilin familjar, veçanërisht për ata që kanë humbur prindërit pa pasur mundësinë t’iu thonë lamtumirën e fundit,” shprehu Deliu.

Mungesa e këtyre individëve, sipas saj, është ndjerë edhe në Kosovë. “Vite që i kanë munguar Kosovës, por edhe nevet shumë,” theksoi ajo.

Duke u përqendruar në angazhimin politik të PDK-së, Deliu vuri në dukje se beteja politike dhe procesi gjyqësor në Hagë kanë qenë të vështira. “PDK angazhimin e saj e ka bërë nëpër teh të shpatës, pasi procesi gjyqësor është shumë i rëndë dhe beteja jonë politike këtu nuk kanë qenë të lehta,” tha ajo.

Në lidhje me pritjet për përmbylljen e procesit, Deliu shprehu optimizmin e saj. “Pritjet tona janë që ky proces të përmbyllet më 16 shtator. Nesër nis marshi për Liri, ku do të kemi aktivitetin e parë si parti, dhe ku ora e së prapthi pritet të marrë kuptim më 16 shtator,” përfundoi Deliu.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement