Qytetarët e Drenasit po përballen me një mungesë të madhe të ujit të pijshëm, gjendje kjo që ka shkaktuar telashe të konsiderueshme në përditshmërinë e tyre.
Në lidhje me këtë situatë, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka dhënë një intervistë në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova. Ai e përshkroi gjendjen si alarmante dhe kritikoi si Ujësjellësin ashtu edhe Qeverinë për dështimin në zgjidhjen e problemit.
Lladrovci nënvizoi se Ujësjellësi nuk po krijon kushtet e nevojshme për furnizimin me ujë të qytetarëve. Ai sqaroi se, pavarësisht mbledhjeve dhe diskutimeve për këtë çështje, Ujësjellësi përballet me probleme teknike. Sipas tij, pompat që sjellin ujin nga Liqeni i Ujmani në Bivolak janë të prishura prej disa muajsh, dhe deri tani, Qeveria nuk ka treguar gatishmëri për t’i riparuar ato në kohë. Kjo situatë ka rezultuar në përkeqësimin e furnizimit me ujë për banorët e Drenasit.



















You must be logged in to post a comment Login