DJ i njohur ndërkombëtarisht, Martin Garrix, ka shprehur emocionet e tij pas një fundjave të ngarkuar me performanca në Ibiza, Finlandë dhe Kosovë.
Përmes një postimi në “X”, Garrix falënderoi familjen Lipa për mikpritjen dhe kujdesin e ofruar. Ai gjithashtu vlerësoi energjinë e publikut gjatë të gjitha koncertet.
“E çmendur fundjavë në Ibiza, Finlandë dhe Kosovë. Faleminderit familjes Lipa për kujdesin e jashtëzakonshëm dhe për energjinë e mahnitshme në çdo shfaqje!”, shkruajti ai, duke shoqëruar mesazhin me flamujt e vendeve ku ai performoi.



















You must be logged in to post a comment Login