Connect with us

Hi, what are you looking for?

Technology

BE-ja planifikon kufizime për përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët nën 13 vjeç 

BE-ja planifikon kufizime për përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët nën 13 vjeç 

Bashkimi Evropian planifikon të ndërmarrë masa për të kufizuar aksesin e fëmijëve të vegjël në rrjetet sociale në të 27 vendet anëtare.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi se organizata po shqyrton një qasje të shkallëzuar për përdorimin e këtyre platformave. Sipas propozimit, fëmijët nën moshën 13 vjeçare do të mund t’i përdorin rrjetet sociale vetëm për periudha të kufizuara dhe nën mbikëqyrjen e prindërve, kujdestarëve ose mësuesve.

Kufizimet do të lehtësohen gradualisht me rritjen e moshës së adoleshentëve. Von der Leyen theksoi se nevojitet krijimi i rregullave që përshtaten me moshën e përdoruesve, për të mbrojtur fëmijët nga rreziqet që ofron interneti.

Ajo njoftoi gjithashtu se Komisioni Evropian pritet të paraqesë një propozim konkret pas verës, duke e përmendur këtë çështje edhe në fjalimin e saj për gjendjen e Bashkimit në shtator.

Disa vende, si Australia, Britania e Madhe, Kina, India dhe Shtetet e Bashkuara, kanë vendosur ose janë duke shqyrtuar kufizime për përdorimin e rrjeteve sociale nga të miturit.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement