Reperi i njohur italian, Fedez, është bërë baba për herë të tretë. Partnerja e tij, Giulia Honegger, ka sjellë në jetë djalin e tyre, të quajtur Edoardo Lupo.
Sipas burimeve të “Gente”, vogëlushi ka lindur pasditen e së enjtes, më 16 korrik, në spitalin San Raffaele në Milano. Ky lajm ka mbetur larg vëmendjes mediatike, dhe derimë tani nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga Fedez në rrjetet sociale.
Heshtja e çiftit nuk ka habitur ndjekësit, pasi marrëdhënia e tyre është zhvilluar mjaft e qetë, larg zhurmës së mediave. Ndryshe nga lidhjet e tij të mëparshme, Fedez dhe Giulia kanë zgjedhur ta ruajnë privatesën, duke kufizuar daljet publike dhe postimet në mediat sociale.
Çifti kishte bërë publike lidhjen e tyre gjatë verës së vitit 2025, pas disa fotografive në një plazh në Sardenjë. Në atë periudhë, reperi kishte postuar një dedikim me mesazhin: “Nuk mund të bjerë shi përgjithmonë”, që ishte interpretuar si një fillim i ri pas përfundimit të martesës me Chiara Ferragni.
Ky është fëmija i parë për Giulia Honegger, ndërsa Fedez ka edhe dy fëmijë, Leone dhe Vittoria, nga martesa e tij me Chiara Ferragni. Me lindjen e Edoardo Lupo, reperi italian fillon një kapitull të ri në jetën e tij familjare.



















You must be logged in to post a comment Login