Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shprehur shqetësim serioz ndaj Qeverisë për atë që ai e përshkruan si mungesë mbështetje financiare për komunat, si dhe për problemet që kanë lindur me kontratat kolektive.
Lladrovci sqaroi se ka ngritur padi ndaj Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Shëndetësisë, duke e bërë këtë një vit më parë për të kërkuar përmbushjen e obligimeve që rrjedhin nga kontratat kolektive.
Ai theksoi se kontratat kolektive dhe buxheti për arsim e shëndetësi janë në ngarkim të Qeverisë, duke shtuar se është përgjegjësia e saj që t’i planifikojë dhe t’i përmbushë këto detyrime.
Lladrovci përmendi se obligimet nga kontratat kolektive kapin vlerën rreth 11 milionë euro, që sipas tij do të mund të përdorej për projekte të tjera në komunë.
Ai gjithashtu nënvizoi se problemet financiare nuk lidhen vetëm me kontratat kolektive, duke përmendur mungesën e mjeteve për ndriçimin publik.
“Vetëm këtë vit m’i kanë marrë mjetet edhe për ndriçimin publik. Pra, ata po përpiqen të lënë fshatrat pa drita, që njerëzit të na sulmojnë dhe të thonë se nuk kujtohemi për to, pasi janë marrë mjetet. Unë s’kam nga t’i marr mjetet,” theksoi Lladrovci.



















You must be logged in to post a comment Login