Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

“Do të doja të rrisja disa fëmijë”

“Do të doja të rrisja disa fëmijë”

Pas martesës me Dua Lipën, Callum Turner ka shprehur hapur dëshirën për të formuar një familje. Në një intervistë për Esquire UK, aktori 36-vjeçar theksoi se e ardhmja e tij përfshin jo vetëm karrierën, por edhe krijimin e një familjeje.

Ai u shpreh: “Më shumë nga e njëjta gjë dhe familje”. Kur u pyet nëse prindërimi është prioritet për të, ai përgjigj: “Sigurisht, po. Jam 36 vjeç. Do të doja të kisha një familje dhe të rrisja disa fëmijë”.

Një dëshirë të ngjashme e ka shprehur edhe Dua Lipa. Ajo ka thënë se dëshiron të bëhet nënë, por do ta bëjë këtë kur të vijë momenti i duhur, pavarësisht angazhimeve të saj në muzikë.

Çifti u lidh në vitin 2024 dhe konfirmoi romancën disa muaj më vonë. Ata u fejuan në vitin 2025 dhe shenjtëruan dashurinë e tyre me një martesë private në Londër, të shoqëruar nga një festë në Sicili.

Pas martesës, duket se një tjetër ëndërr e përbashkët është krijimi i familjes.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement