Gjatë muajve qershor dhe korrik, në Kosovë janë raportuar 55 incidente të të shtënave festive. Policia e Kosovës ka reaguar duke shoqëruar 48 individë dhe konfiskuar 47 armë zjarri në lidhje me këto raste.
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka njoftuar se këto incidencë lidhen kryesisht me të shtënat që ndodhin gjatë dasmave dhe ahengjeve familjare.
Në këtë kontekst, MPB-ja ka shprehur mirënjohjen e saj ndaj qytetarëve që kanë raportuar këto raste dhe i ka inkurajuar ata të vazhdojnë të kontribuojnë në këtë iniciativë, përmes fushatës “Festo me zemër, jo me armë”.
Sipas ministrisë, qëllimi i kësaj fushate është rritja e vetëdijes për rrezikun e keqpërdorimit të armëve dhe krijimi i një ambienti më të sigurt gjatë festeve familjare.



















You must be logged in to post a comment Login