Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Mateo nuk më duket mirë

Mateo nuk më duket mirë

Një situatë e pazakontë ka kapur vëmendjen e publikut gjatë transmetimit të fundit të emisionit “Top Arena”. Moderatori Edi Manushi ka shprehur shqetësime për gjendjen e ish-banorit të “Big Brother VIP Albania”, Mateo Borrin.

Pas përfundimit të intervistës me Valbona Mhilli, Manushi e pyeti Mateo-n, duke sugjeruar se kishte vënë re ndryshime në sjelljen e tij. “O zotëri, jam i shqetësuar për shëndetin tënd, ti gjithë kohës qesh. Je mirë tani? Do vazhdosh apo do shkëputesh?”, theksoi ai.

Mateo u përgjigj se do të qëndronte deri në pauzën e radhës publicitare. Megjithatë, situata ndryshoi, pasi Manushi vendosi të ndërhynte dhe të përfundonte pjesëmarrjen e tij në emision.

“Do ta bëjmë që tani? Hajde Mateo, një duartrokitje, e përcjellim Mateon. Faleminderit. Është pa qejf pavarësisht buzëqeshjes”, njoftoi moderatori para publikut.

Ai më pas iu drejtua stafit të prapaskenës, duke kërkuar që Mateo të shoqërohej dhe të merrte masat e nevojshme për kujdesin e tij.

Derimë tani, nuk janë dhënë detaje rreth gjendjes shëndetësore të Mateo-s, ndërsa momenti është komentuar gjerësisht në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës shprehën interes për mirëqenien e tij.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement