Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

E FUNDIT: Arrestohet nëna e 16-vjeçarit në Prizren, dyshohet se e shtyu të birin ta vras djalin e axhës

Tragjedia në Kobaj të Prizrenit: Ndalohen dy persona, në mesin e tyre një 16-vjeçar

Një konflikt mes anëtarëve të një familjeje në fshatin Kobaj të Prizrenit ka përfunduar tragjikisht. Albian Osmanaj, i moshës 27 vjeçare, ka humbur jetën pasi është goditur me thikë nga kushëriri i tij. Po ashtu, babai i viktimës ka pësuar lëndime.

Policia ka njoftuar se tre persona janë ndaluar në lidhje me këtë ngjarje, mes të cilëve ndodhet edhe nëna e të dyshuarit. Shaqir Bytyqi, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, ka përmendur për Klankosova.tv se ajo dyshohet për veprën penale “Shtytje në vrasje”.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, e dyshuara është ndaluar për një periudhë prej 48 orësh.

Sipas konfirmimeve, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, në praninë e Prokurorit, kanë realizuar bastisje në shtëpinë e të dyshuarve dhe më pas në shtëpinë e viktimës rreth orës 15:00. Gjatë këtyre operativo, nuk është gjetur asnjë send apo provë e paligjshme.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement