Morena Taraku, ish-missi dhe këngëtare e njohur shqiptare, ka zgjedhur që prej disa kohësh të jetojë në Turqi. Ajo është një nga femrat më të komentuara në showbizin shqiptar, duke tërhequr vazhdimisht vëmendjen me paraqitjet e saj të kuruara.
Në postimet e saj më të fundit në rrjetet sociale, Morena shfaq një stil të ri, ndryshe nga ai që publiku ka qenë mësuar ta shohë. Ajo ka filluar të preferojë veshje më të thjeshta dhe sportive në përditshmërinë e saj.
Ndryshimi i stilit është i dukshëm në fotografitë e saj të fundit, ku këngëtarja ka hequr dorë nga paraqitjet glamuroze dhe imazhi i seks-simbolit, me të cilin ka qenë e njohur për një periudhë të gjatë.



















You must be logged in to post a comment Login