Dy finalistët e sezonit të katërt të “Big Brother VIP Kosova”, Klodi dhe Elijona, vazhdojnë të kalojnë kohë së bashku pas përfundimit të spektaklit.
Mbrëmjen e kaluar, ata ishin fotografuar me opinionisten Leonora Jakupi. Elijona ndau një fotografi në rrjetet sociale ku të tre shfaqen të buzëqeshur, dhe shoqëroi fotografinë me mbishkrimin: “Të duam pafund”.
Në një postim tjetër, Elijona publikoi edhe tri foto ku ajo dhe Klodi shihen duke puthur Leonorën në faqe.
Gjatë qëndrimit të tyre në “Big Brother VIP Kosova”, Leonora Jakupi ishte një nga mbështetëset më të mëdha të çiftit, duke i përkrahur vazhdimisht në marrëdhënien e tyre në shtëpi.















You must be logged in to post a comment Login