Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Benzema zbulon pse u largua nga Real Madridi: Të gjitha ëndrrat e mia u realizuan

Benzema zbulon pse u largua nga Real Madridi: Të gjitha ëndrrat e mia u realizuan

Karim Benzema ka ndarë arsyet që e sollën të largohej nga Real Madridi, pavarësisht se ndodhej në kulmin e karrierës së tij. Sulmuesi francez e kujton me emocione kohën e tij në Madrid, ku u transferua si një talent i ri dhe u largua si një nga legjendat më të mëdha të klubit.

Ai shprehet: “Mendoj se bëra gjithçka te Madridi. Mbërrita atje si fëmijë dhe u largova si burrë, me shumë trofe dhe me Topin e Artë. Të gjitha ëndrrat e mia u realizuan.”

Benzema thekson se në një moment ndjeu nevojën për të marrë një vendim që do ta mbante në nivelin më të lartë, duke pasur parasysh se skuadra kishte nevojë për hapësirë për talente të rinj.

“Arriti një moment kur duhet të thosha se doja të qëndroja në majë, si kapiten. Por e dija gjithashtu se nuk dihet çfarë mund të ndodhë vitin tjetër dhe se lojtarët e rinj kishin nevojë për lojë,” thekson ai.

Këto deklarata të Benzemas erdhën në një kohë kur ai po përballet me vështirësi te klubi Al-Hilal, ndërsa zërat për mundësinë e ndonjë largimi po shtohen.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement