Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Aksident tragjik në Gjermani: 15-vjeçari merr makinën e babait, përplaset me mjetet e punës dhe vdes

Aksident tragjik në Gjermani: 15-vjeçari merr makinën e babait, përplaset me mjetet e punës dhe vdes

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Hessen të Gjermanisë, i cili rezultoi me humbjen e jetës së dy të rinjve dhe plagosjen e disa të tjerëve. Ngjarja ka ndodhur kur një automjet Mazda, i mbushur me tetë adoleshentë, u përplasje me mjete të punës në një rrugë kombëtare.

Aksidenti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 13:15, në rrugën L3185, pranë Ober-Lais, në qytetin Nidda. Sipas policisë, në Mazda CX-5, e cila kishte kapacitet për pesë persona, ndodheshin tetë të rinj të moshës 14 dhe 15 vjeçare.

Përplasja ndërmjet mjeteve ka qenë frontale dhe shumë e fuqishme, duke shkatërruar pjesën e përparme të automjetit. Dy nga adoleshentët nuk arritën të mbijetojnë. Njëri prej tyre ishte 15-vjeçari që drejtonte makinën, ndërsa viktima tjetër ishte një vajzë 14-vjeçare.

Adoleshentët e mbetur kanë pësuar lëndime të rënda dhe janë dërguar në spitale, megjithatë sipas të dhënave të fundit, ata nuk janë në rrezik për jetën. Disa prej tyre janë transportuar me helikopterë të emergjencës, siç raportojnë mediat gjermane.

Përveç të rinjve, aksidenti ka dëmtuar edhe dy punëtorë që ndodheshin në një kamion pune. Një 53-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda, ndërsa kolegu i tij 57-vjeçar ka marrë lëndime më të lehta. Një punëtor tjetër, 28-vjeçar, ka shpëtuar pa lëndime.

Mediat gjermane raportojnë se automjeti i përfshirë në aksident i përkiste babait të 15-vjeçarit që humbi jetën. Babai, i tronditur nga ngjarja, ka shprehur shqetësimin e tij në televizionin RTL, duke thënë se nuk mund ta kuptonte arsyen pse djali i tij kishte marrë automjetin. Ai gjithashtu vuri në dukje se 15-vjeçari nuk kishte përvojë në drejtimin e makinës dhe nuk kishte vozitur më parë fshehurazi.

Një tjetër çështje që mbetet e paqartë është se si Mazda doli në drejtim të mjeteve të punës, të cilat dyshohet se ishin të rrethuara me kone sinjalizuese. Nga fuqia e përplasjes, një rimorkio përfundoi mbi kamionin, i cili më pas u përplas me një automjet tjetër të punës.

Me urdhër të Prokurorisë, një ekspert është angazhuar për të rindërtuar aksidentin dhe për të përcaktuar rrethanat e tij. Shkaqet dhe mënyra se si ka ndodhur përplasja mbeten ende të paqarta, ndërsa rruga L3185 u mbyll për disa orë pas ngjarjes.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement