Një “xing” modë mes dy prej vajzave më të njohura të showbizit shqiptar ka tërhequr vëmendjen e publikut.
Sara Hoxha ishte e para që u shfaq me jumpsuit-in blu me detaje të bardha, në një postim të publikuar më 7 gusht. Rreth dy javë më vonë, Elvana Gjata zgjodhi të njëjtën veshje, duke i dhënë një tjetër frymë përmes stilimit.
Jumpsuit-i “Verene” i markës Retrofête, i disponueshëm në ngjyrën “Santorini/White”, është punuar me materiale të thurura me efekt metalik. Detajet e bardha dhe elementet dekorative në bel e bëjnë këtë model mjaft të veçantë. Çmimi i tij varion nga 400 deri në 475 dollarë, në varësi të platformës ku blihet.
Sara e kishte kombinuar veshjen në një stil më të thjeshtë dhe veror, me flokët e lëshuara dhe aksesorë minimalë. Ndërkohë, Elvana e transformoi këtë jumpsuit në një pamje shumë më editoriale, duke e përzier me një kapelë të madhe bardh e zi, doreza dhe një set fotografik.
E njëjta veshje, por dy stile krejt të ndryshme. Cilës po i rri më mirë?



















You must be logged in to post a comment Login