Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Pas vdekjes së Hayden Panettiere, reagon ish-partneri i saj: Hetimi ende vazhdon

Pas vdekjes së Hayden Panettiere, reagon ish-partneri i saj: Hetimi ende vazhdon

Pas vdekjes së papritur të aktores Hayden Panettiere në moshën 37-vjeçare, ish-partneri i saj, Brian Hickerson, ka reaguar përmes avokatit të tij.

Hayden Panettiere u gjet e vdekur më 16 gusht në një shtëpi në Greenville, Karolina e Jugut. Policia mori një telefonatë për një grua që nuk shfaqte shenja jete dhe, pas mbërritjes, konfirmoi identitetin e saj si aktoren.

Avokati i Hickersonit, Sloan Ellis, deklaroi për TMZ se hetimi për vdekjen e Panettieres është ende në proces. Ai theksoi se është e rëndësishme që ky hetim të përfundojë dhe shtoi se policia ka konfirmuar se nuk janë gjetur shenja të një vdekjeje të dhunshme.

<

Ellis nënvizoi se, për të respektuar familjen dhe ata që ishin pranë Panettieres, nuk do të bëhen komente të tjera për momentin.

Zyra e Mjekësisë Ligjore në Greenville County njoftoi se autopsia kishte përfunduar. Sipas raportit, nuk janë gjetur shenja traume që mund të lidhen me vdekjen e aktores. Megjithatë, mjeku ligjor Mike Ellis konfirmoi se hetimi mbetet aktiv.

Po ashtu, u sqarua se Panettiere ishte në arrest kardiak kur ekipi i emergjencës mbërriti në vendngjarje. Trupi i saj iu dorëzua familjes të martën, sipas zyrës së mjekut ligjor.

Marrëdhënia midis Panettieres dhe Hickersonit kishte pasur përplasje të shumta, duke tërhequr vëmendjen e madhe mediatike gjatë viteve.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement