Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Xhelal Jashari, ka shprehur shqetësimin për vdekjet e fundit të punëtorëve në këtë korporatë. Ai theksoi se mungesa e pajisjeve mbrojtëse është një problem i vazhdueshëm.
Jashari theksoi se Sindikata ka reaguar shpesh për këtë mungesë. Ai sqaroi se Korporata Energjetike e Kosovës është e obliguar, sipas Ligjit të Punës dhe rregullave të brendshme, të sigurojë pajisje mbrojtëse dhe vende të sigurta pune për të gjithë punëtorët.
“Për momentin, ne si Sindikatë kemi reaguar dhe vazhdojmë të reagojmë në lidhje me mbrojtjen e insuficient,” tha Jashari në një intervistë për Klan Kosovën. Ai shpjegoi se ndonjëherë udhëzojnë punëtorët që të blejnë vetë pajisjet mbrojtëse, megjithëse kjo është detyrë e korporatës.
“E keqja është se shpesh herë ne u themi punëtorëve dhe stafit menaxhues që të blejnë vetë pajisjet mbrojtëse, pavarësisht se KEK-u ka një performancë të shkëlqyer dhe një produkt thelbësor për tregun,” shtoi ai.
Jashari përfundoi duke thënë se situata në lidhje me pajisjet mbrojtëse dhe sigurinë në punë është tejet shqetësuese, duke e përshkruar atë si thuajse zero.



















You must be logged in to post a comment Login