Të paktën 50 persona, shumica prej të cilëve fëmijë, kanë humbur jetën pas përmbysjes së një varke që transportonte punëtorë të bujqësisë në veriperëndim të Nigerisë.
Aksidenti ndodhi të enjten në mëngjes në zonën e Goronyos në shtetin Sokoto. Ekipet e emergjencës po vazhdojnë kërkimet për trupat e viktimave, sipas raporteve nga Sky News.
Abdulkadir Yusuf, një zyrtar i Autoritetit Kombëtar të Rrugëve Ujore, njoftoi se deri tani janë gjetur 40 trupa të fëmijëve. Numri i saktë i personave që ndodheshin në varkë nuk është konfirmuar, por vlerësimet variojnë nga 57 deri në 80 individë.
Viktimat ishin në rrugë drejt fermave për të punuar në korrjen e orizit. Një banor i zonës tregoi se në mesin e viktimave ndodhej edhe mbesa e tij 13-vjeçare.
Autoritetet kanë dërguar ekipe shpëtimi në vendngjarje, ndërsa hetimet për shkaqet e përmbysjes së varkës vazhdojnë.



















You must be logged in to post a comment Login