Një ngjarje e rëndë ka tronditur Fierin. Ditë më parë, një vajzë 7-vjeçare humbi jetën si pasojë e një aksidenti tragjik.
E mitura, e cila po luftonte për jetën në spital pas plagëve të marra, nuk arriti të mbijetojë. Aksidenti ndodhi në unazën e qytetit, ku automjeti me të cilin udhëtonte vogëlushja humbi kontrollin dhe u përplas me murin e një banese.
Menjëherë pas përplasjes, ajo u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit. Në spital, vajza iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të dëmtimeve të rënda. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ajo ndërroi jetë mëngjesin e së enjtes.
Kjo tragjedi ka shkaktuar dhimbje të thellë te familjarët dhe ka prekur mbarë komunitetin fierak. Ndërkohë, autoritetet vazhdojnë hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.



















You must be logged in to post a comment Login