Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka realizuar një vizitë në Krushë, ku takoi afaristen Fahrije Hoti. Në një postim të saj në Facebook, Osmani e përshkroi Hotin si një nga individët e jashtëzakonshëm që kontribuojnë për të ardhmen e ndritur të Republikës së Kosovës.
Ajo theksoi rëndësinë e Kooperativës “Krusha”, ku gratë e këtij fshati dhe zonave përreth tregojnë përkushtim dhe profesionalizëm në punën e tyre. Vjosa Osmani nënvizoi se këto gra janë shembuj frymëzues, jo vetëm në Kosovë, por edhe jashtë saj.
“Vendi ynë ka njerëz të jashtëzakonshëm, të cilët na japin shpresë dhe motiv për ditë shumë më të mira për Republikën e Kosovës,” shkroi Osmani.



















You must be logged in to post a comment Login