Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Testi i maturës: Rreth 6 mijë nxënës e provojnë për herë të dytë (VIDEO)

Testi i maturës: Rreth 6 mijë nxënës e provojnë për herë të dytë (VIDEO)

Rreth 6 mijë maturantë pritet të japin provimin në afatin e dytë të Testit të Maturës Shtetërore më 29 gusht. Aplikimi për këtë test do të mbetet i hapur deri më 20 gusht.

Nxënësit që u kapën duke kopjuar gjatë testit të parë kanë gjithashtu mundësinë të marrin pjesë në këtë afat. Ndërkohë, 93 administratorët që lejuan manipulimet gjatë provimit të parë nuk do të angazhohen në organizimin e këtij testi.

Ministria e Arsimit ka njoftuar se masat për kontroll dhe monitorim janë forcuar. Inspektorati i Arsimit do të luajë një rol të rëndësishëm në mbikëqyrjen e procesit.

Njohësit e arsimit shprehen skeptikë dhe kërkojnë që administrimi të jetë më i rreptë, në mënyrë që rezultatet të jenë të merituara dhe të drejtë për të gjithë maturantët. Rezultatet e afatit të dytë priten të publikohen më 2 shtator.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement