Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Nuk mund t’i shikoj filmat për të rritur/ Zbulon çfarë e bezdis më shumë

Nuk mund t’i shikoj filmat për të rritur/ Zbulon çfarë e bezdis më shumë

Aktori i njohur Brad Pitt ka ndarë mendimet e tij në një intervistë për revistën Esquire lidhur me shikimin e filmave për të rritur. Ai ka theksuar se nuk i shikon këta filma, por arsyeja e tij nuk është e lidhur me përmbajtjen erotike.

Pitt shpjegoi se ajo që e bën ta shmangë këtë zhanër është aktrimi, të cilin e konsideron shpesh të ekzagjeruar dhe të padurueshëm. Ai tha: “Aktingu i dobët më çmend. Prandaj nuk mund të shikoj pornografi”, duke e krahasuar interpretimin në disa prej këtyre filmave me aktrimin e ekzagjeruar të filmave të vjetër.

Deklaratat e tij kanë shkaktuar reagime të ndryshme në rrjetet sociale. Disa e kanë pritur me humor, ndërsa të tjerë nuk janë pajtuar me vlerësimin e tij, duke argumentuar se interpretimi në filmat për të rritur ka evoluar gjatë viteve.

Në të njëjtën intervistë, Pitt gjithashtu ka folur për marrëdhënien e tij me alkoolin. Ai ndau se pas shtatë vitesh abstinence ka filluar sërish të pijë, por tani është shumë më i kujdesshëm me sasinë.

Aktori pranoi se ka kuptuar se pirja në sasi të mëdha nuk është e shëndetshme për të dhe se duhet të vendosë kufij. Përveç kësaj, ai ka reflektuar mbi periudhën e vështirë pas ndarjes nga Angelina Jolie në vitin 2016 dhe mbështetjen që mori në përpjekjet për të qëndruar i kthjellët.

Pitt gjithashtu ka përmendur një bisedë me një mike, e cila e ndihmoi të ndryshonte mënyrën e shikimit të jetës, duke pranuar si momentet e mira, ashtu edhe ato të vështira. Rrëfimet e fundit të aktorit përmbajnë një vështrim më të thellë në jetën e tij personale, përtej karrierës së gjatë në Hollywood.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement