Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Ina e “Përputhen”, në romancë të re pas ndarjes nga Kejsi?

Ina e “Përputhen", në romancë të re pas ndarjes nga Kejsi?

Ina Aderi ka rikthyer vëmendjen e mediave përmes disa pamjeve të fundit që po qarkullojnë në rrjet. Në fotografitë e publikuara, ajo shfaqet duke ecur në aeroport, e shoqëruar nga një djalë, identiteti i të cilit mbetet i panjohur. Këto pamje kanë ngritur pyetje rreth natyrës së marrëdhënies mes tyre.

E njohur më parë si konkurrente në emisionin “Për’puthen”, Ina kishte krijuar një romancë me Keijsi Hysenin gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP Albania 5”. Sidoqoftë, kjo marrëdhënie nuk zgjati pas përfundimit të eksperiencës në reality show.

Në një intervistë të fundit, Ina konfirmoi publikisht ndarjen nga Kejsi, duke treguar se ata kishin kuptuar se nuk funksiononin si çift, megjithëse raporti i tyre ishte i mirë. Për këtë arsye, apariçioni i saj në aeroport me një tjetër djalë ka shtuar kureshtje rreth jetës së saj personale.

Aktualisht, nuk ka një konfirmim nëse personi që shfaqet në video është partneri i saj, duke lënë kështu natyrën e marrëdhënies së tyre të paqartë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement