Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Arbër Hoxha nis sezon “me këmbë të mbarë” shënon gol me Dinamo Zagrebin

Arbër Hoxha nis sezon “me këmbë të mbarë” shënon gol me Dinamo Zagrebin

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha, ka shënuar golin e tij të parë për këtë sezon me fanellën e Dinamo Zagrebit. Ai kontribuoi në fitoren e thellë prej 4-0 ndaj Rudešit, në javën e tretë të kampionatit kroat.

Hoxha u aktivizua si titullar dhe e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 63, duke vulosur kështu suksesin e skuadrës së tij. 27-vjeçari pati një paraqitje të shkëlqyer dhe u shqua si një nga lojtarët më të dalluar të ndeshjes.

Në këtë takim, Dinamo shënoi edhe falë Dion Drena Beljo dhe Lukas Kaçavenda. Beljo arriti të realizojë dy gola, përfshirë një nga pika e bardhë.

Goli i Hoxhës paraqet një sinjal pozitiv në fillim të sezonit. Ai synon të fitojë një rol edhe më të rëndësishëm te gjiganti kroat, duke pasur parasysh ambiciet e tij për të vazhduar me paraqitje të mira edhe me Kombëtaren shqiptare.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement