Klubi i futbollit Drita do të zhvillojë sonte ndeshjen e parë në rundin e play-off-it të Ligës së Konferencës.
Skuadra gjilanase do të ndeshet me klubin nga Andorra, Inter Club d’Escaldes, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Në një njoftim të bërë nga kampionët e Kosovës, ata kanë shprehur se do të luftojnë për të vazhduar rrugëtimin e tyre në garat evropiane.
“Me besim, përqendrim dhe mbështetje nga tifozët tanë, ne do të luftojmë për një nisje të fortë dhe për një hap tjetër të rëndësishëm në udhëtimin tonë evropian,” thuhet në njoftim.



















You must be logged in to post a comment Login