Një qytetar nga Kosova është ndaluar për kontroll në pikën kufitare të Kullës. Zyrtarët doganorë zbuluan në automjetin e tij një dylbi të destinuar për përdorim me pushkë snajper.
Sipas informacionit nga Dogana e Kosovës, automjeti kishte targa të huaja dhe ishte duke hyrë në territorin e Kosovës. Gjatë intervistimit, drejtuesi i automjetit nuk kishte deklaruar se posedonte mallra apo mjete që kërkonin deklarim.
Megjithatë, kontrolli i detajuar i automjetit rezultoi në gjetjen e pajisjes optike, për të cilën nuk ishin paraqitur dokumentet apo autorizimet përkatëse.
Malli është konfiskuar nga Dogana, dhe janë marrë masat përkatëse ndaj individit. Kështu, është iniciuar një procedurë kundërvajtëse, si dhe procedura të tjera administrative, në përputhje me legjislacionin në fuqi.



















You must be logged in to post a comment Login