Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Shpërndanin drogë në Mykonos, arrestohen dy shqiptarë dhe u sekuestrohen 65 mijë euro

Shpërndanin drogë në Mykonos, arrestohen dy shqiptarë dhe u sekuestrohen 65 mijë euro

Dy shqiptarë, të moshës 37 dhe 44 vjeçare, janë arrestuar në Greqi për shpërndarje të lëndëve narkotike në Mykonos. Sipas informacionit, ata dyshohet se përdornin një makinë private për të kryer aktivitetin e tyre kriminal.

Për të ndaluar këtë veprimtarinë, policia ka realizuar një operacion që përfshinte kontrolle në disa lokacione. Verifikimet e kryera përfshinin një banesë, një motoçikletë dhe dy automjete që ata kishte përdorur.

Gjatë kontrolleve, autoritetet gjetën dhe sekuestruan një sasi të konsiderueshme droge, përfshirë 365.8 gramë MDMA të ndarë në gjashtë pako, 76.3 gramë kokainë rozë të ndarë në 19 pako, dhe 36.5 gramë kokainë të ndarë në 41 pako. Po ashtu, janë konfiskuar 36 tableta farmaceutike, 65,900 euro dhe 125 dollarë amerikanë, të fituara nga trafikimi i drogës, si dhe tre celularë, një peshore precize dhe materiale për paketimin e drogës.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement