Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

E tmerrshme: Vrau ish të dashurën, burri jetoi me kufomën e saj për muaj të tërë

E tmerrshme: Vrau ish të dashurën, burri jetoi me kufomën e saj për muaj të tërë

Një 42-vjeçar është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e ish-të dashurës së tij, një ngjarje tragjike e cila ndodhi në vitin 2020. Ai vrau Courtney “Jerri” Winters, 52 vjeçe, dhe e la trupin e saj në vaskën e banjës për disa kohë. Pas kësaj, ai e zhvendosi trupin në bodrumin e banesës, ku filloi t’i heqë pjesë në përpjekje për të fshehur krimin.

Ngjarja u zbulua kur Lewinski u gjet duke ecur nëpër pallat vetëm me të brendshme, dhe më pas u dërgua në spital. Ndërkohë, familjarët e tij, kur hynë në apartament, zbuluan mbetjet e viktimës në bodrum.

Pas një gjyqi pesëditor në Mount Clemens, Michigan, Lewinski u shpall fajtor për vrasje të planifikuar, zhvendosje dhe gjymtim të trupit, si dhe për fshehjen e vdekjes së një personi.

Gjatë procesit gjyqësor, prokuroria përmendi se çifti kishte pasur një konflikt pasi Courtney i kishte treguar Lewinskit për një abort që kishte kryer. Sipas dëshmive, gjatë përleshjes fizike mes tyre, u shkëmbyen goditje dhe Courtney e kafshoi atë. Pas kësaj, ai e mbyti.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement