Aroma e çokollatës së zezë mund të ketë një ndikim të përkohshëm në ndjenjën e urisë dhe performancën gjatë ushtrimeve fizike, sipas një studimi të ri të publikuar në revistën shkencore “Frontiers in Physiology”.
Ky studim përfshiu 23 burra të rinj, të shëndetshëm dhe të stërvitur, të cilët u ekspozuan ndaj aromës së çokollatës së zezë, çokollatës me qumësht ose një substance kontrolli. Testet u realizuan pas një agjërimi gjatë natës.
Rezultatet e studimit treguan se aroma e çokollatës së zezë uli ndjenjën e urisë dhe dëshirën për të ngrënë, duke ndihmuar pjesëmarrësit të realizonin më shumë përsëritje gjatë ushtrimeve me pesha. Në fakt, ata kryen rreth 18 përsëritje më shumë krahasuar me testin pa prezencën e aromës.
Në rastin e çokollatës me qumësht, efekti kryesor ishte rritja e kënaqësisë që ajo ofronte, ndërsa ndikimi në oreks ishte ndryshe nga ai i çokollatës së zezë.
Studiuesit sugjerojnë se aroma e çokollatës ndikon në mënyrën si truri përpunon sinjalet e urisë dhe ngopjes, e cila gjithashtu mund të ndikojë në performancën fizike.



















You must be logged in to post a comment Login