Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Superkompjuteri emëron favoritin për të fituar sezonin e ri të Premier League

Superkompjuteri emëron favoritin për të fituar sezonin e ri të Premier League

Superkompjuteri Opta Analyst ka publikuar parashikimin e tij për sezonin e ardhshëm të Premier League, duke identifikuar favoritët kryesorë në garën për titull. Sipas rezultateve të simulimeve, kampionët në fuqi, Arsenal, kanë probabilitetin më të lartë për të fituar titullin e sezonit 2026/27.

Klubi londinez ka dalë fitues në 38% të simulimeve të realizuara nga superkompjuteri, duke e vendosur skuadrën e trajnerit Mikel Arteta në një avantazh të lehtë ndaj rivalëve të tyre më të afërt, Manchester City. Ky i fundit është vlerësuar me një shans prej 20.5% për të fituar ligën.

Liverpooli renditet i treti midis favoritëve, me një probabilitet prej 9.2% për të shkruar emrin e tij në trofeun e Premier Ligës. Diferenca midis Reds dhe dy kandidatëve kryesorë është e konsiderueshme sipas parashikimeve.

Pas Liverpoolit, në renditje vijnë Manchester United, Aston Villa dhe Chelsea. Këto klube përllogariten gjithashtu si pretendente të mundshme në garën për titull, megjithatë shanset e tyre janë dukshëm më të ulëta në krahasim me Arsenalin dhe Manchester Cityn.

Sipas modelit parasezonal të Opta Analyst, Arsenal është kandidat kryesor për kurorën e kampionatit, me pothuajse dyfishi i gjasave për sukses në krahasim me rivalin e tyre më të ngushtë, Manchester City.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement