Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

E konfirmon MPB: Tre kosovarët gjenden të vdekur në Mercedesin e përmbysur

Kosovarët e zhdukur janë nga Vushtrria, mërgimtarja ateroi në Shkup – këto janë detajet

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar se tre qytetarë kosovarë, të raportuar si të zhdukur, janë gjetur pa shenja jete në një automjet të përmbysur. Ngjarja është regjistruar në rrugën nga Pikëkalimi Kufitar Bllacë drejt Shkupit.

Sipas MPB-së, rasti është raportuar më 19 korrik 2026, rreth orës 22:35, kur është njoftuar për një automjet të markës “Mercedes” me targa gjermane, i përmbysur në këtë aks rrugor.

Pasi zyrtarët policorë arritën në vendin e ngjarjes, ata konstatuan se në automjet ndodheshin tre persona të vdekur, një mashkull dhe dy femra. Vdekjen e tyre e ka konfirmuar një mjek i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore.

Gjithashtu, MPB informoi se më herët, në orën 13:40, një shtetas i Kosovës kishte raportuar në Stacionin Policor Bit Pazar për zhdukjen e tre personave. Kontakti i fundit me ta ishte bërë më 18 korrik 2026, rreth orës 22:15, kur ata ndodheshin në aeroportin e Shkupit.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement