Tre kosovarë, të cilët ishin raportuar të zhdukur në Shkup, dyshohet se mund të kenë humbur jetën pasi automjeti me të cilin udhëtonin ka përfunduar në lumin Lepenc, në Maqedoninë e Veriut.
Sipas raportimeve të Alsat, janë publikuar edhe pamje të një automjeti me targa gjermane, i cili dyshohet se lidhet me këtë rast.
Megjithatë, ky informacion nuk është konfirmuar ende zyrtarisht nga autoritetet. Klankosova.tv ka dërguar pyetje në Ambasadën e Kosovës dhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut për të marrë më shumë detaje rreth situatës.
Tre personat nga Vushtrria, Ejup Ternava, Cennet Ternava dhe Fatmire Shabani, ishin raportuar të zhdukur pasi kishin humbur kontaktin pas daljes nga Aeroporti i Shkupit.



















You must be logged in to post a comment Login