Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Zbulohet arsenal armësh në Durrës – arrestohet 20-vjeçari, dyshohet se furnizonte grupet kriminale

Zbulohet arsenal armësh në Durrës – arrestohet 20-vjeçari, dyshohet se furnizonte grupet kriminale

Një bazë e dyshuar për furnizimin e grupeve kriminale me armë zjarri dhe municion luftarak është zbuluar në Manzë të Durrësit, gjatë një operacioni të koduar “Baza”.

Policia ka arrestuar në flagrancë një 20-vjeçar, ndërsa gjatë kontrollit të banesës së tij janë sekuestruar disa armë zjarri. Mes tyre ndodhen pistoleta, një kallashnikov, armë gjahu dhe qindra fishekë luftarakë.

Gjatë operacionit, u konstatua se baza shërbente për furnizimin e grupeve kriminale. Policia ka gjetur në banesën e shtetasit E. P. katër pistoleta, një kallashnikov, një armë gjahu, gjashtë krehëra, si dhe një sasi të madhe fishekësh të kalibrave të ndryshëm, një targë automjeti italiane dhe një aparat celular.

Ky operacion u realizua nga shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, në bashkëpunim me strukturat operacionale të DVP Durrës, dhe ka për qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Armët e sekuestruara do t’i nënshtrohen ekspertimit në Institutin e Policisë Shkencore, për të verifikuar nëse janë përdorur në ngjarje kriminale të mëparshme.

Policia vijon punën për identifikimin dhe përgjegjësinë ligjore të personave të tjerë të involvuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale në lidhje me prodhimin dhe mbajtjen pa leje të armëve e municionit.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement