Opozita ka vazhduar protestat para Qeverisë, duke akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për shkelje të Kushtetutës dhe për ushtrimin e funksioneve të dyfishta nga ministrat.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Fadil Demaku, ka paralajmëruar një rritje të zemërimit qytetar. Në një pozita të ngjashme, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka kritikuar kabinetin qeveritar, duke deklaruar se 17 nga 21 anëtarët janë deputetë të betuar dhe po kryejnë funksione të dyfishta.
Protesta është mbështetur edhe nga asambleistë nga Lipjani. PDK-ja ka njoftuar se do të vazhdojë aktivitetet para Qeverisë, me mbështetje nga AAK-ja dhe grupe të tjera.
Për më shumë detaje, ndiqni kronikën më poshtë.



















You must be logged in to post a comment Login