Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Zjarri masiv në Norvegji shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Zjarri më i madh në historia moderne të Norvegjisë ka shkatërruar më shumë se 100 shtëpi dhe ka detyruar qindra njerëz të evakuohen, sipas njoftimeve nga autoritetet të shtunën.

Ngjarja e rëndë ka nisur në një kompleks banesash të ngjitura në qytetin e Drammenit, në jug të Norvegjisë, rreth orës 15:30 të së premtes, njoftoi policia. Flakët u përhapën në zonën përreth dhe në pyjet aty pranë. Të shtunën në mëngjes, zjarrfikësit vazhduan përpjekjet për ta vënë zjarri nën kontroll, sipas raportimeve nga AP.

Drejtoria Norvegjeze për Mbrojtjen Civile e përshkroi këtë incident si zjarrin më të madh të këtij lloji në epokën moderne. Transmetuesi publik NRK informoi se qindra qytetarë u drejtuaran drejt një qendre evakuimi për të siguruar mbrojtjen e tyre.

Policia konfirmoi se nuk kishte raportime për banorë të zhdukur, ndërsa deri tani nuk është bërë e qartë se çfarë e ka shkaktuar zjarrin.

Drammeni ndodhet rreth 34 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit Oslo.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement