Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin. Ai e akuzon atë për bllokim të institucioneve dhe për zgjatjen e krizës politike në vend.
Në emisionin “Edicionin Special” në Klan Kosova, Tahiri deklaroi se veprimet e Kurtit janë pjesë e një “skenari politik” që, sipas tij, po prodhon një krizë të vazhdueshme institucionale.
“Në mëngjeset e nesërme mund të funksionalizohet Kuvendi, por kjo nuk po ndodh për shkak të skenarëve të dramave dhe filmave, të cilat shpesh janë më shumë tragjike sesa komike,” tha Tahiri. Ai theksoi se dy vitet e fundit, diskutimet kanë përqendruar në sfida dhe beteja politike, duke e lidhur këtë me fuqinë popullore të Kurtit.
Tahiri më tej shprehu mendimin se Albin Kurti ka treguar tendenca destruktive edhe kur ka qenë në opozitë, duke u përpjekur të bllokojë proceset vendimmarrëse. “Për fat të mirë, nuk ka pasur mundësi për të qenë pjesë e atyre tavolinave vendimmarrëse, pasi nuk e ka njohur as flamurin e Kosovës,” shtoi ai.
Ai theksoi se mosfunksionalizimi i Kuvendit ka pasoja në të gjitha institucionet e tjera të shtetit. Sipas Tahirit, qasja aktuale e pushtetit është “abuzuese” dhe paraqet një “kërcënim për rendin kushtetues”.



















You must be logged in to post a comment Login