Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Tahiri viziton Thaçin & Co. në Hagë: I thashë më 16 shtator kthehemi bashkë në Prishtinë

Tahiri viziton Thaçin & Co. në Hagë: I thashë më 16 shtator kthehemi bashkë në Prishtinë

Abelard Tahiri, Sekretar për Organizim dhe Zgjedhje nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), njoftoi se të martën vizitoi ish-presidentin Hashim Thaçi dhe bashkëluftëtarët e tij në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.

Tahiri u shpreh i bindur në pafajësinë e tyre dhe shprehu besimin se më 16 shtator, ditën e shpalljes së verdiktit, ata do të kthehen në Prishtinë. “Sot, kur u ndamë me Presidentin, nuk i thashë ‘mirupafshim’. I thashë: ‘Shihemi më 16 shtator. Kthehemi bashkë në Prishtinë’,” shkroi ai në Facebook.

Ai theksoi se kjo vizitë ishte e veçantë, ndryshe nga të tjerat që i ka bërë gjatë gjashtë viteve të fundit, gjatë të cilave ata kanë qëndruar në paraburgim. “Për gjashtë vite, ata kanë qëndruar pas atyre mureve, larg familjeve dhe vendit të tyre, ndërsa ne jashtë tyre kemi vazhduar të besojmë se drejtësia dhe e vërteta do të triumfojnë,” tha ai.

Tahiri shtoi se ata që mbahen atje janë persona që dhanë shumë për lirinë që gëzojmë sot. “Tash na ndajnë vetëm pak javë nga 16 shtatori, data kur pritet të përfundojë ky proces i gjatë, i stërzgjatur dhe i padrejtë,” përfundoi ai.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement