Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Musiala sqaron gjendjen shëndetësore: Jam mirë, nuk ka rrezik

Musiala sqaron gjendjen shëndetësore: Jam mirë, nuk ka rrezik

Jamal Musiala ka reaguar ndaj shqetësimeve të fundit lidhur me shëndetin e tij, duke siguruar tifozët se është në gjendje të mirë dhe nuk përballet me rreziqe të tjera shëndetësore.

Ylli i Bayern Munichut ka njoftuar se është diagnostikuar me episode të shkurtra dhe të përkohshme të humbjes së vetëdijes, të cilat janë shkaktuar nga një mosfunksionim neurologjik. Ai thekson se këto episode janë lehtësisht të trajtueshme.

Musiala ka shprehur optimizëm, duke theksuar se, megjithëse këto episode mund të duken alarmante në pamje të parë, ato janë thjesht pjesë e përditshmërisë së tij. “Po marr kujdesin më të mirë mjekësor dhe jam shumë optimist,” ka shkruar ai.

Pas konsultimeve me specialistët, ai ka vendosur të vazhdojë me aktivitetet e përditshme dhe të luajë futboll. “E rëndësishmja është se nuk ka ndonjë rrezik shtesë për shëndetin tim,” ka theksuar 21-vjeçari, duke falënderuar tifozët për mbështetje dhe mesazhet e shumta.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement