Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Kapet kosovari në Kroaci, po tentonte të kontrabandonte të 43 orë të dorës

Kapet kosovari në Kroaci, po tentonte të kontrabandonte të 43 orë të dorës

Zyrtarët e Zyrës Doganore Kufitare Karasoviçi arritën të parandalojnë një tentativë për futjen e paligjshme të 43 orëve të dorës në territorin e Bashkimit Evropian.

Sipas informacioneve nga mediat kroate, orët u gjetën në një automjet që po drejtohej nga një shtetas i Kosovës, i cili kishte një leje qëndrimi në Kroaci.

Gjatë kontrollit të shtuara doganor në trafikun e udhëtarëve, autoritetet kontrolluan një automjet me targa kroate. I njëjti po drejtohej nga një qytetar kosovar.

Gjatë inspektimit, në një valixhe udhëtimi, në ulësen e pasme të automjetit, u gjetën 43 orë të dorës të pa deklaruara dhe nga marka të ndryshme, siç njoftoi Administrata Doganore e Kroacisë.

Për shkeljen e konstatuar, drejtuesit të automjetit i është lëshuar një urdhër kundërvajtës, duke i shqiptuar një gjobë prej 6 mijë eurosh. Po ashtu, janë konfiskuar mallrat që ishin objekt i kundërvajtjes.

Administrata Doganore njoftoi se, duke pasur parasysh dyshimet mbi përdorimin e shenjave dalluese të markave të mbrojtura tregtare pa autorizim, procedurat e mëtejshme janë në zhvillim.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement