Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka qenë i ftuar në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova.
Gjatë bisedës, Kryeziu trajtoi disa nga temat politike aktuale në vend. Njëra nga temat e diskutuara ishte situata e ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po presin një verdikt përfundimtar më 16 shtator.
Ai shprehu besimin e tij se të gjithë ata do të lirohen. “Këta do të lirohen dhe Kosova kurrë më nuk do të jetë Serbi. Kurrë. Le ta harrojë Serbia, as edhe njëmijë vjet,” tha Kryeziu në Klan Kosova.
Në vazhdim, ai komentoi mbi disa deklarata të personave në Kosovë, të cilët kanë thënë se “UÇK-ja s’ka qenë çlirimtare”. Kryeziu shprehu keqardhje për këto mendime, duke theksuar se këta individë janë “pjellë e jona”. Ai shprehu vështirësi në të kuptuarit se si ata mund të jetojnë dhe veprojnë në një mënyrë të tillë.



















You must be logged in to post a comment Login